Junajtid-Liverpul/ Sfidë mes bomberave, betejën e Britanisë do ta vendosin Ronaldo e Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 10:52

Junajtid-Liverpul/ Sfidë mes bomberave, betejën e Britanisë do ta vendosin Ronaldo e Salah

Kristiano Ronaldo do të përplasë br irët me sulmuesin më në formë të momentit, Mohamed Salahun, pasditen e nesërme. Pak ditë pasi vulosi përmbysjen e çmendur 3-2 kundër Atalantës në Ligën e Kampioneve, skuadra e Ole Gunar Solskjaerit do të presë Liverpulin të dielën në “Old Trafford”.

cunat

Dhe në skuadrën e “Reds”-ave do të jetë një Salah në formë të jashtëzakonshme, i cili ka shënuar 12 gola në 11 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha kompeticionet. Por nëse diskutojmë përballjen direkte, edhe “Djajtë” kanë një sulmues për t’u pasur frikë. Këtë verë, CR7 bëri një rikthim emocional në “Old Trafford” pas 12 vitesh dhe prej atëherë, sulmuesi 36-vjeçar ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje, duke konfirmuar se mbetet ende në nivelet më të larta.

BILANCI – Por si krahasohen dy sulmuesit kampionë në përballjet me rivalët e së dielës. Kristiano ka luajtur 12 ndeshje kundër Liverpulit në karrierën e tij dhe e ka shijuar fitoren në tetë raste, ka humbur tri ndeshje dhe 1 ka përfunduar në barazim. Ndërkohë që Salah është përballur tetë herë me “Djajtë e Kuq”, ka fituar tri ndeshje, humbur dy dhe barazuar 1. Një bilanc që e sheh CR7-ën të ketë 67% sukses ndaj rivalëve krahasuar me 37.5% të egjiptianit.

Megjithatë, në nivel personal, Salah ka shënuar më shumë se Ronaldo: Ylli i Liverpulit e ka gjetur rrugën e golit katër herë në 8 ndeshje, ndërsa portugezi ka realizuar 3 gola në 12 përballjet e tij kundër rivalëve të ardhshëm. Kjo i jep Salahut një mesatare 0.5 gola krahasuar me 0.25 të rivalit të tij. Momo u bë lojtari i parë i Liverpulit i cili shënon në 9 ndeshje radhazi pasi e gjeti golin në fitoren e fundit kundër Atletikos në Champions 3-2. Ai theu edhe rekordin e ish-kapitenit Stiven Xherrard, duke u bërë golashënuesi më i mirë i “Reds”-ave në Ligën e Kampioneve me 31 gola.

Përgatiti: Androkli Dralo 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"