Junajtid i prish punë Klopit, gati oferta e majme për yllin e Portos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 16:48

Junajtid i prish punë Klopit, gati oferta e majme për yllin e Portos

Liverpul ishte shumë afër nënshkrimit me sulmuesin e Portos, Luis Diaz, por duket se planet për këtë transferim i ka prishur rivali i përjetshëm i “reds-ave”, Mançester Junajtid.

pjimage - 2022-01-25T164709.149

Rangnik po mendojë të ngrejë një ekip të ri dhe Luis Diaz është një nga lojtarët që bën pjesë në këtë plan. Kolumbiani ka një klauzolë prej 67 milionë paund dhe “djajtë e kuq” janë gati ta paguajnë.

Nga ana tjetër Liverpul po mundohej të negocionte me klubin portugez, por oferta e ardhur nga rivalët e tyre mund t’i ndryshojë mendjen Portos dhe ta dërgojë 24-vjeçarin drejt Mançesterit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"