Junajtid has vështirësi për të arritur te talenti brazilian, “Djajtë” përzgjedhin si alternativën e tij sulmuesin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 17:32

Junajtid has vështirësi për të arritur te talenti brazilian, “Djajtë” përzgjedhin si alternativën e tij sulmuesin e Bajernit

Bajerni i Mynihut nuk është i shqetë suar vetëm se mos humbet shërbimet e Robert Levandovskit këtë verë, por edhe ato të sulmuesit tjetër Serzh Gnabri. Kontrata e talentit gjerman skadon gjithashtu në verën e vitit 2023, ashtu si ajo e polakut. Bisedimet mes Bajernit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës aktualisht janë të ngrira. Dhe gjigantët e Mançester Junajtidit janë gati të përfitojnë.

gnabri

“Djajtë”, sipas “Manchester Evening News” janë të interesuar për Antoninë e Ajaksit. Por nëse nuk do ta arrijnë me sukses transferimin e sulmuesit brazilian për të cilin kampionët e Holandës kërkojnë 80 milionë euro, atëherë Gnabri do të bëhej objektivi i radhës për trajnerin Erik ten Hag. Gnabri e njeh shumë mirë Anglinë, duke qenë se ai luajti te moshat e Arsenalit dhe ku provoi mes 2011-2016-ës edhe përvojën e parë si profesionist. Një rikthim i tij në Premier Ligë do të ishte diçka tërheqëse për të, por këtë herë jo në Londër, por në veriperëndim.

Ai ka refuzuar një ofertë të Bajernit për rinovimin me një rrogë prej 19 milionë eurosh. Sipas “Bild”, drejtuesit e Bajernit e kanë lexuar këtë si një refuzim për të rinovuar. Dhe nëse ai nuk do të firmosë një kontratë të re me kampionët e Gjermanisë atëherë Bajerni do të preferonte që ta shiste që këtë merkato për të mos e humbur me parametër zero vitin e ardhshëm.

Largimi i 26-vjeçarit me parametër zero do të ishte një goditje e rëndë për drejtuesit e Bajernit, Kahn dhe Salihamixhiç. Drejtori sportiv pranoi së fundmi se ai po mundohet për të zgjidhur të ardhmen e sulmuesit dhe arritur një marrëveshje për rinovimin. Madje, ai tregoi se ishte duke diskutuar pikërisht këtë gjë në kopshtin e shtëpisë së tij kur i lindi ideja për të transferuar Manenë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"