Junajtid gjen zgjidhjen për Meguajër. Anglezi qëndron në klub, por i hiqet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 16:40

Junajtid gjen zgjidhjen për Meguajër. Anglezi qëndron në klub, por i hiqet…

Mançester Junajtid ka vendosur që ta mbajë mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit, Herri Meguajër, në skuadër sezonin e ardhshëm, por do të kërkojë të transferojë një qendërmbrojtës të ri në rast se largon Erik Beilin, Fill Xhonsin apo Aksel Tuanzeben këtë verë.

MEGUAJER

E ardhmja e kapitenit të “Djajve” në “Old Trafford” është në dyshim pas një sezoni të dobët, i cili solli edhe ankesa në dhomat e zhveshjes për heqjen e shiritit të kapitenit. Por sipas “Daily Mail”, trajneri i ri, Erik ten Hag, ka vendosur ta mbajë 29-vjeçarin në ekip bashkë me Rafael Varanin dhe Viktor Lindelofin, por po mendon seriozisht që t’i heqë shiritin e kapitenit.

Tekniku holandez nuk konfirmoi asgjë në lidhje me kapitenin e skuadrës në konferencën e prezantimit të tij. Ndërsa paraardhësi i tij, Ralf Rangnik, tha se duhet të jenë lojtarët ata që duhet ta votojnë kapitenin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"