Junajtid e ka vendosur si objektivin kryesor në merkato, Çelsi i shpall luftë “Djajve të Kuq” për sulmuesin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 17:00

Junajtid e ka vendosur si objektivin kryesor në merkato, Çelsi i shpall luftë “Djajve të Kuq” për sulmuesin brazilian

Mançester Junajtid është prej kohësh duke kërkuar në merkato për një sulmues i cili do të kompletojë repartin e avancuar për sezonin e ardhshëm së bashku me Ronaldon dhe Sançon, me brazilianin e Ajaks, Antoni i cili duket të jetë i përzgjedhuri i “Djajve të Kuq”, të cilët duhet të duelojnë dhe me skuadrat e tjera të interesuara për të arritur te 22-vjeçari.

antoni

Sipas raportimeve nga “Goal”, në orët e fundit edhe Çelsi është vendosur në ndjekje të Antonit duke e menduar atë si alternativën e duhur në majën e sulmit për të zëvendësuar Lukakun që duket pranë transferimit te Interi.

Ajaksi është i vendosur për të mos pranuar më pakë se 70 milionë euro për kartonin e lojtarit, me klubin holandez që pritet ta përdorë në favorin e tyre këtë duel mes gjigantëve të Premier Ligës për të arkëtuar sa më shumë nga shitja e brazilianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"