Junajtid arrin marrëveshje me yllin e Bundesligës, mungon vetëm firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 12:29

Junajtid arrin marrëveshje me yllin e Bundesligës, mungon vetëm firma

Xhejdon Sanço është shumë pranë largimit nga Gjermania. Sipas “The Sun”, lojtari anglez dhe Mançester Junajtid kanë arritur një marrëveshje midis tyre dhe pritet vetëm aprovimi i klubit të Dortmundit.Jadon-Sancho-1

“Djajtë e kuq” janë gati të paguajnë 110 milionë euro për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit, edhe pse Borusia ka kërkuar 130 milionë.

Klubi anglez pritet të fusë në marrëveshje edhe një lojtar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat. “Bild” shkruan se lajmet që qarkullojnë në mediat angleze janë të vërteta dhe se Sanço mund të jetë i Junajtidit në sezonin e ardhshëm duke u dhënë lamtumirë verdhezinjve pas dy sezoneve në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"