Postuar: Janar 31, 2023 | 18:58
Junajtid arrin akordin me mesfushorin e Bajernit, ja kur pritet të zyrtarizohet
Mesfushori austriak Marsel Sabitzer do të huazohet tek klubi anglez Mançester Junajtid. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Deutschland”.
Media raporton se është arritur akordi por marrëveshja do të mbyllet në mesnatë.
Kjo lëzizje nga Bajern Munih drejt Anglisë ka ardhur si pasojë e dëmtimit të Kristian Eriksen tek “djajtë e kuq”.
PANORAMASPORT.AL
