Junajtid kërkon Ikardin, Raiola i prish planet Vandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 20:04

Junajtid kërkon Ikardin, Raiola i prish planet Vandës

Nuk ka asgjë të keqe t’i propozosh alternativa një lojtari në “krisje” me klubin e tij, me “kusht” që të mos ndërhysh mes tij dhe bashkëshortes. Është shkurt, muaji kur Interi e Mauro Ikardi duhet (teorikisht) të ulen në bisedime për të biseduar rreth rinovimit të shumëpërfolur të kontratës.

ikardi-470x313

Takimit nuk i është caktuar ende një datë zyrtare, por do ishte (sërish në teori) veprimi i duhur për të dyja palët dhe, ndonjëherë, në futboll kaq mjafton. Qëndrojnë megjithatë disa “dilema”, edhe ato shpesh pjesë e botës së topit, mbi të gjitha në merkato.

OFERTA – Mes Mauros e Vandës është rikthyer paqja, e tashmë “telenovelat” në vijim do t’u takojnë bisedimeve për modifikimin e kontratës së kapitenit me zikaltrit.

vanda ikardi

Klubi është i qartë: drejtuesit interistë janë të gatshëm t’i rrisin pagën argjentinasit duke kaluar nga 4,7 milionët (euro) aktuale në sezon (me bonuse totali shkon në rreth 5,5) në 6,5 si pagë bruto që me bonuse arrijnë 7 milionët. Për sa i përket klauzolës, zikaltrit duan ta anulojnë, duke pasur kështu një avantazh në merkato.

KËRKESA – Ndërsa zonja Ikardi, Vanda, bashkëshorte dhe menaxhere e tij, dëshiron të nisë nga një bazë prej 7 milionësh me klauzolë 150 milionë (me gatishmëri për të shkuar deri në 200 milionë). Për të hequr këtë të fundit, sipas zërave që qarkullojnë nga enturazhi i Mauros, paga e kërkuar është së paku 8 milionë në sezon.

ikardi

TË PAPRITURA – Por në mes, flitet, ka vendosur të hyjë Mino Raiola, për të ndryshuar skenarin, ose së paku për t’u përpjekur: menaxheri i mirënjohur, që kuron interesat e Ibrahimoviçit e Balotelit (mes të shumtëve), duket se i ka komunikuar kapitenit zikaltër se ka në dorë një ofertë të “djajve të kuq” dhe se është gati të hyjë si ndërmjetës, në rast të “dritës jeshile” për të konkretizuar transferimin e tij në Angli. Një tentativë e dalë bosh, me sa duket, pa nisur mirë: Ikardi, në fakt, mendohet t’i jetë përgjigjur negativisht kërkesës së Minos, duke konfirmuar dëshirën për të qëndruar nën prokurën e Vandës së tij.

spaleti ikardi

VLERËSIME – Mbetet edhe një tjetër rebus: Interi, në fakt, pak ditë më parë, ka blinduar Lautaro Martinezin, sulmuesi me vitlindje 1997 të Rasing de Avejaneda. Ndoshta është herët për t’i kërkuar të zëvendësojë Ikardin (është vetëm 20 vjeç), por nuk do të ishte gabim të mendohej se ardhja e tij mund të sjellë lëvizje në merkato: zikaltrit po kalojnë jo pak probleme me financat dhe 150 milionë euro (minimumi) do sistemonte për një kohë të gjatë ekonominë interiste. Mbetet, megjithatë një vendim mes Mauros, Interit e Vandës. Me hijen e Mino Raiolës…

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"