“Ju kampion me VKM”, “Tirona Fanatics” reagon ashpër pas kurorëzimit të Partizanit: Serial i denjë për Netflix… 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 21:45

“Ju kampion me VKM”, “Tirona Fanatics” reagon ashpër pas kurorëzimit të Partizanit: Serial i denjë për Netflix… 

 Tirana nuk ia doli të festonte titullin e dytë kampion radhazi, teksa pas barazimit 2-2 ndaj Bylisit në javën e parafundit, i dha shansin Partizanit për t’u kurorëzuar për herë të 17-të në histori. Pavarësisht se e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, në fund ishin “Demat e Kuq” ata që festuan.  

TIRONA FANATICS

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi më i madh i bardhebluve “Tirona Fanatics” ka theksuar se gjithçka ishte vendosur që Partizani të dilte kampion edhe pse vetë ata kurrë nuk deshën ta besonin. Në reagimin e tyre, ultrasit e Tiranës nuk i kanë kursyer thumbat ndaj rivalëve të përjetshëm teksa shkruajnë:  

“’1939-1942-1967-2023’ 

Te gjitha fjalet lart e poshte neper pazar qe “kurorezonin” morrat prej fillimit te sezonit u finalizuan sot ne serine e fundit te drames se futbollit Shqiptar me shtepi kinematografike prane Rruges Se Elbasanit ne Kryeqytet. 

Per shkak te menyres sesi kampionati po zhvillohej jave nga fundi ne refuzuam te besojme ate cka ishte e sigurte dhe e paralajmeruar shume me pare: “Partizani kampion me te gjitha menyrat” 

Kridens pleshti, KF Tirana (vetem ne leter) dhe F$HF na serviren serine e rradhes te denje per Netflix! 

Penallti e padhene, raste flagrante te humbura apo dhe “nervozizmi” i klubit ishin ato qe dukeshin perciptazi por me shume mundesi jo ajo qe me te vertete ka ndodhur! 

Te gjitha instrumentat ishin kunder pervec tifozerise bardheblu! 

Asaj tifozerie qe e gjithe kupola e futbollit mafioz te shqiperise apo pseudo portalet e mediat i perulen e i falen sa here ka derbi, sa here ka koreografi per tu hapur apo stadium per tu mbushur! 

Asaj tifozerie qe kthehet aq shpejt per ta nga “Aseti me i madh i kampionatit” ne kriminel qe duhet te denohen apo te burgosen pa meshire. 

Denimet kolektive per tifozerine bardhe e blu jane qesharake. Instrument i perdorur per te zhvendosur vemendjen nga baltosja qe ju be lojes se futbollit ne Shqiperi. 

I bejme thirrje te gjithe aktoreve per reflektim duke e nisur nga ate qe sot mbajne te drejten e stemes me te bukur ne bote por kurrsesi nuk perballojne dot peshen e saj!!! 

Sa i perket Kridens pleshtit te gjithe e pane dhe deshmuan masakren qe ky kamikaz beri ne ndeshjen ndaj Bylisit ne Rrogozhine. 

E se fundmi serish nje kampionat me V.K.M per klubin e kuq e tifogrupin e 17 majit. Te pakten per disa dicka shkon mire e i tille eshte kthimi dekada mbrapa kur kampionatet i fitonin me te njejtin instrument: Urdherin e diktatorit e njerezve me afer tij. Rezultatet jane te njejta, ndryshojne vitet dhe aktoret. Dikur komunista te fshehur ne kostumin e partizaneve e sot komunista te fshehur ne kostumin e pushtetit! 

Ne jemi TIRONA! 29 here KAMPIONE e Shqiperise 

NE ISHIM, JEMI DHE DO TE JEMI GJITHMONE DHE VETEM KUNDER TE GJITHVE 

POSHTE KOMUNIZMI!”, kanë shkruar Fanatics në rrjetet sociale. 


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"