“Joviç ishte magjik”, hajmalia Kasemiro: VAR-i nuk diskutohet, duhet të vuajmë gjithmonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 21:41

“Joviç ishte magjik”, hajmalia Kasemiro: VAR-i nuk diskutohet, duhet të vuajmë gjithmonë

Kasemiro është hajmalia e Realit. Zinedin Zidan e konsideron lojtar të pazëvendësueshëm dhe në ndeshjen më delikate ai shënoi dy gola. Mesfushori i Realit të Madridit thotë se ishin shumë të rëndësishëm, por ai vlerëson punën e skuadrës dhe pasimin e Joviçit për golin e parë.

FBL-ESP-LIGA-REAL MADRID-SEVILLA

Kasemiro gjithashtu thotë se vendimet e arbitrit nuk duhen diskutuar, sepse VAR-i është për të ndihmuar.

Rëndësia- “Nuk jam i kënaqur vetëm për golat, por edhe për punën e të gjithë ekipit. Luanim kundër një rivali të fortë si Sevija dhe ka një trajner të zotin. Ishte një ndeshje e luftuar shumë”.

Vështirësi- “Ishte një ndeshje tipike mes Realit dhe Sevijes. Ata dinë të luajnë futboll dhe e bëjnë mirë. Duhet të vuajmë gjithmonë. Ne duam që të zotërojmë sa më shumë topin, por treguam që jemi mirë edhe në mbrojtje. Ishte një ndeshje shumë e fortë, e luftuar në maksimum dhe me raste të shumta”.

Rastësia- “Sevijes i shënova edhe një vit më parë dhe jam i lumtur, por e përsëris që dua të flas më shumë për punën e skuadrës”.

Golat- “I pari ishte një pasim magjik i Joviçit dhe kur festova doja t’i jepja meritat atij. Goli i dytë ishte një krosim i Vaskezit dhe e shënova me kokë”.

Arbitrimi- “Nuk e kam parë rastin e golit të anuluar për Sevijen, por VAR është këtu për të na ndihmuar. Duhet të respektojmë vendimet e arbitrave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"