Josës i doli parashikimi, analizoi saktë pikën e dobët të Dinamos së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 10:32

Josës i doli parashikimi, analizoi saktë pikën e dobët të Dinamos së Zagrebit

Ish-trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, që ka drejtuar korçarët edhe në të kaluarën në një intervistë për “Panorama Sport”, para ndeshjes u shpreh se kroatët kanë probleme në krahun e majtë të mbrojtjes dhe pikërisht nga ky pozicion erdhi goli i Latifit.

Mirel Josa

Mirel Josa

“Nga ajo që kam parë unë në këto ndeshje, kam vënë re se Dinamo nuk është aq e zonja në grup, por luan shumë individualisht. Natyrisht, i ka disa elementë si Çoriç, tek i cili i kanë sytë edhe ata, por ama në krahun e majtë lënë shumë për të dëshiruar.

Pashë ndeshjet ku u kualifikuan me skuadrën finlandeze, Odd Grenland (0-0 dhe 2-1). Mbrojtësi i majtë i tyre, nr. 3 (Borna Sosa), nuk ishte kurrkund. Skuadra luftonte me shumë forca para, por mbrapa linte për të dëshiruar. Pikërisht për këtë them se Skënderbeu ka më shumë mundësi”, u shpreh trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"