Josa : Xhejms u përshtat shpejt, të vazhdojmë kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 12:34

Josa : Xhejms u përshtat shpejt, të vazhdojmë kështu

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa duket i kënaqur me reagimin e ekipit të tij pas humbjes ndaj Vllznisë. Josa thotë se skuadra sot luajti për fitore dhe e rëndësishme është që e arritën.josa“Ne luanim vetëm për 3 pikë dhe me vjen mirë që dolëm nga kjo ndeshje me 3 pikë. Kukësi na vuri në vështirësi në disa moment, sidomos kur ngushtoi diferencat, por kjo ishte e vetmja gjë që mund të bënte.

Gjithsesi ne reaguam mirë dhe arritëm ta mbyllnim takimin me sukses. Sa i përket kreut të klasifikimit, kjo gje nuk më gëzon pasi diferenca është shumë e vogël dhe nuk mund të jemi të qetë.

Jam i kënaqur me dyshen e sulmit Xhejms-Salihi  të cilët sot u kuptuan mjaft mirë me njëri-tjetrin. Mua me intereson shume që skuadra të stabilizohet dhe të arrijë formën optimale duke vazhduar me rezultate pozitive në çdo javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"