Josa: Të japim maksimumin çdo ndeshje, më pas të dalë ku të dalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2016 | 16:59

Josa: Të japim maksimumin çdo ndeshje, më pas të dalë ku të dalë

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, në deklaratën pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, u shpreh se lëvizjet në merkato do të pëcaktojnë dhe objektivin e ekipit të tij për këtë sezon, pasi për momentin bardheblutë ndodhen në një situatë ku duhet të japin maksimumin dhe më pas të dalë ku të dalë.

josa

Për ndeshjen

“Ashtu siç u zhvillua loja, barazimi ishte i drejtë sepse nuk u godit porta, përveç një rasti, ndaj nuk mund të pretendosh më shumë. Kishim kontrollin e topit në gjysëmfushën e Vllaznisë në pjesën e dytë, por duhet të ishim më efikasë sa i përket lëvizjeve tona në zonën e kundërshtarit.”

Për bukurinë e “klasikes” dhe momentin mes Pjeshkës dhe Muzakës

“Ishte një rast i veçantë që ndodh rrallëherë ai mes Pjeshkës dhe Muzakës. Nuk mund të themi që i mungoi muzika derbit, u luajt në kushte shumë të mira, në stadium të ri. Një derbi nuk është i bukur vetëm kur shënohen shumë gola, por edhe kur goditet porta dhe mundohen lojtarët të shkojnë në zonat e skuadrave kundërshtare.”

Për merkaton

“Është periudhë shumë e vështirë kjo aktualja. Pavarësisht se nuk jemi shumë të impenjuar me stërvitje apo me probleme të tjera, duhet të shohim çfarë kanë dhënë këta lojtarë deri tani dhe si do të riformohet kjo skuadër. Riformimet e skuadrave në këtë moment janë të vështirë. Nuk varet vetëm nga dëshirat e mia, por edhe nga mënyra si do të punohet me lojtarët qoftë në dalje, qoftë në hyrje. Duhet punuar njëherë në dalje, më pas në hyrje.”

Për objektivin

“Skuadra do të luftojë që nga ndeshja e parë që kemi në Durrës. Të jemi maksimalisht të përgatitur fizikisht. Çdo ndeshje duhet ta llogarisim 3 pikë dhe më pas ku të dalë le të dalë, sepse të gjitha ekipet kanë pretendimet e tyre. Potenciali është ky që është tani për tani. Të shohim në merkato sa të aftë do jemi të afrojmë lojtarë që na bëjnë diferencën në sulm, në mesfushë dhe në mbrojtje. Dy probleme kemi tani në mbrojtje me mungesën e Muçës dhe Kërçikut dhe siç e shihni më duhet të bëj shumë lëvizje, si para ndeshjes dhe gjatë saj.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"