Josa sfidon të shkuarën, trajneri i Kukësit bën ndryshime në formacion për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 11:54

Josa sfidon të shkuarën, trajneri i Kukësit bën ndryshime në formacion për Tiranën

Mirel Josa do të përballet me të shkuarën e tij. Trajneri i Kukësit, pas humbjes ndaj Kastriotit, do të provojë që me ndryshimet e programuara në formacion, të mund të bëjë të tijtë që të reagojnë në fushën e “Selman Stërmasit” për të marrë një rezultat pozitiv.

Skenderbeu-Kukesi

Nga ajo që është provuar në stërvitje ditët e fundit, surprizon fakti se Josa ka testuar 11- shen duke lënë jashtë ishkapitenin Limaj. Nga testet e trajnerit për formacionin antiTirana, pritet që në qendër të mesfushës të vendoset dyshja Demiri-Taipi.

Nën skemën 4-2-3-1, para portierit Xhika do të vendoset katërshja me Dragoshin djathtas dhe ishin e sfidës, Kotobellin majtas ndërsa në qendër Lulaj dhe Kurdiç. Para dyshes së mesfushës, është provuar Leira, Ibrahimi në rolin e numrit dhjetë si dhe Gashi nga e majta. Të tre në mbështetje të Patrik Eze në majën e sulmit.

FORMACIONI IKUKESIT

PANO9RAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"