Josa: Rasti i dëmtimit të Mazrekajt nuk më ka ndodhur asnjëherë në karrierë, Vllaznia bëri shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 22:16

Josa: Rasti i dëmtimit të Mazrekajt nuk më ka ndodhur asnjëherë në karrierë, Vllaznia bëri shumë…

Laçi mori humbjen e parë në epokën e Mirel Josës duke u mundur 1-0 nga Vllaznia në ‘’Loro Boriçi’’. Ishte një ndeshje e luajtur mes reshjeve të shiut, ku rastet për kurbinasit nuk munguan, por kurbinasit dështuan. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, Josa u shpreh:

bandicam 2021-11-27 19-45-07-930

‘’Nuk mund t’i them mungesë përqendrimi, thjesht humbje e topit dhe problemi i situatës në krahun e majtë me Hakajn, duhet të ishim më të vemëendshëm. Janë probleme që ndodhin. U munduam të formonim, në pjesën e parë kishim raste që mund të godisnim Vllazninë, sepse Laçi nuk pre se çfarë do të bëjë kundërshtarit. Presuam, krijuam disa situata, nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë patëm kontrollin e topit më të mirë, por nuk vertikalizuam shumë. Nuk duhet të luanim topin në krahë, sepse ishim të deklaruar dhe Vllaznia i mori masat. Duhet të sulmonim nga qendra me Guindon dhe Ramon që duhet të ishte më aktiv te 4-4-2.

Nuk e kishim përgatitur ndryshe, thjesht kur të kishim topin në zotërim do të krijonim më shumë, qoftë me Mazrekajn qoftë dhe krahët. Ishte gjë që ndodhi, pastaj bëmë atë ndryshimin me Veliajn. Në pjesën e parë duhet t’i zgjidhnim situatat, jo vetëm ato që shkuam te porta e Vllaznisë, por dhe të goditje në portë apo në hapjen e topit në krahë.

Dëmtimi i Mazrekajt: Nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, dhe ata që nuk e fillojnë lojën. Nuk dua të kapem te problemi i Mentorit, them shyqyr që nuk kishte naj problem më të madh dhe ta kemi për ndeshjen tjetër.

Da Silva nuk prishi ekuilibra në mesfushë, i dimë cilësitë e lojtarit, Problemi nuk filloi te Da Silva, ai ishte finalizuesi. Ne po bënim lojën tonë, me 3 mesfushorë, megjithatë veprimet e Vllaznisë në atë momente ishin shumë të sakta dhe të drejta. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Mund të pësosh gol, dua të kapem te vertikalizimi, pasi e kishim topin në zotërim në pjesën e dytë dhe nuk i bëmë siç duhet.

Dy sulmues i futa në fushë për të hapur probleme në qendrën e mbrojtjes së Vllaznisë, të dy janë shumë të mirë qoftë Guindo, qoftë Harmon, por Harmon duhej të hynte në fushë më dëshirë tjetër’’, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"