Josa “pendohet” pas dimrit: Nuk e kisha menduar se do të ishim në ketë pozicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 16:36

Josa “pendohet” pas dimrit: Nuk e kisha menduar se do të ishim në ketë pozicion

Trajneri i bardhebluve Mirel Josa ka folur për mikrofonin e “Supersport” në lidhje me përgatitjet e ndeshje ndaj Flamurtarit. Tekniku e pranon se skuadra e ndjen mjaft presionin e pikëve dhe kërkon që lojtarët të jenë më përgjegjës në fushën e lojës. Josa gjithashtu deklaron se është penduar dhe nuk e kishte menduar që gjërat do të shkonin kështu.

josa

Për ecurinë në kampionat

“Kampionati i tillë është, duhet të bëjmë llogaritë shumë mirë, sepse ndeshjet po vijnë dhe pakësohen, vështirësia është më e madhe. Skuadra ka nevojë për pikë siç kanë të gjitha skuadrat e tjera.”

Synimi i Tiranës për transfertën ndaj Flamurtarit

Do të shkojmë për të luajtur futboll. Mua më intereson që skuadra të japë 100 % në fushë si ndaj Partizanit, pastaj të gjitha gjërat e tjera mund të ndodhin.”

Situata e Tiranës

“Kur mora drejtimi e Tiranës nuk e kisha menduar se do të ishim në ketë pozicion, pas periudhës së dimrit e kuptova”.

Përgatitja për Flamurtarin

“E ndjejmë mjaft presionin e pikëve, edhe në ndeshjen ndaj Partizanit ky ishte një nga faktorët më të mëdhenj që skuadra e humbi ndeshjen. Në qoftë se e marrim si lojë, skuadra zhvilloj lojë, bëri atë që duhet të bënte në fushë, por presioni erdhi duke u shtuar, sidomos 10 minutat e fundit pati një mos marrje të përgjegjësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"