Josa: Partizani ka humbur cilësi për mënyrën si luan Daja, kishin emër të madh e nuk e përdorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 0:10

Josa: Partizani ka humbur cilësi për mënyrën si luan Daja, kishin emër të madh e nuk e përdorën

Mirel Josa, një nga trajnerët më të njohur të futbollit shqiptar, ka shpjeguar se pse në supersfidën e javës së parë në Superiore, mes Teutës dhe Partizanit, shihte durrsakët të favorizuar. Në studion e “Sport News Plus” me moderatorë Daljana Sejdian, ai ka theksuar se ekipi durrsak kishte në avantazh faktin që ishte më i kolauduar ndaj pritej një dominim ndaj të kuqve.

mirel josa

“Nuk mund të them ndeshje e barabartë. Para ndeshjes e shihja Teutën të favorizuar si skuadër. Teuta ka patur të rinj që janë ingranuar me skuadrën, kurse Partizani nuk ka bërë ndeshje zyrtare me atë formacion që luajti me Teutën. Kurse e Teuta e bëri në Europë, apo edhe me finalen e Superkupës, ndaj e shihja më të kolauduar.

Një gjë që pashë në krahasim me vitin e kaluar për Teutën, është që skuadra ka rritur pak më tepër, jo cilësinë e bukurinë, por presionin që i bën kundërshtarëve. Sidomos kur e kanë topin kundërshtarët, bën presion dhe nuk i lë të zbresin lirshëm në fushë.

Partizanin në 20 minutat e parë nuk e pashë skuadër që tregoi atë gjë që tregoi në pjesën tjetër të ndeshjes. Në fillim kishte lojë standarde, duke pasur parasysh e si Daja vendos skuadrën. Pikat kryesore të Partizanit që kanë bërë lojën mund të them se i kanë ikur lojtarë me cilësi. Nuk do të thotë që cilësinë do ta gjente që në ndeshjen e parë të kampionatit, por do ta shohim se skuadra do kohë të kolaudohet. Edhe humbja e penalltisë bëri keq se nuk i dihej ndeshjes çfarë rrjedhe do të merrte. Jam skeptik sa cilësi i ka ikur nga skuadra dhe sa cilësi ka marrë në këto momente.

Emra të njohur? Partizani pati emër të madh në skuadër si Ferhan Hasani dhe nuk e përdori se kështu e pa trajneri dhe kjo ishte zgjedhja e tij. Partizani ka humbur cilësi në lojën e përparme ndërsa ka përfituar nga ata që kanë ardhur mbrapa me Markun e Kaçen. Problemi është që në treshen sulmuese, në mënyrën se si luan Daja, Partizani ka humbur cilësi, ka ikur Çinari e Asani që i kanë dhënë prioritet Partizanit një vit më para”, theksoi Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"