Josa: Objektivi u arrit, tani mendjen te derbi. Tifozët të na mbështesin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2017 | 15:45

Josa: Objektivi u arrit, tani mendjen te derbi. Tifozët të na mbështesin!

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, u shpreh i kënaqur për arritjen e objektivit për t’u kualifikuar në gjysëmfinalet e Kupës. Tashmë vëmendja e tij ka kaluar në ndeshjen derbi në kampionat, atë ndaj Partizanit.

josa

Për ndeshjen

“Në pjesën e parë u munduam të sulmonim më tepër ndërsa në pjesën e dyte kishim frikë se mos pësonim. Objektivi u arrit, por tani duhet mbyllur kapitulli Kupë për momentin sepse kemi përpara Partizanin. Është një ndeshje prestigji që do të thotë shumë për ne. Duhet të bëjmë më shumë në fazën sulmuese.”

Për shortin

“Për mua të bjerë ajo që të kemi shans. Nuk kam preferenca.”

Për mbështetjen e tifozëve në derbi

“Normalisht që tifozët i duam pranë. Do doja të ishin të organizuar në stadium siç i ka hije derbit, por nuk e vendos unë këtë gjë, sics nuk kam vendosur gjërat e tjera të ndodhura më parë.”

Për lojtarët e aktivizuar ndaj Kukësit

“Sa u përket emrave dhe lojtarëve që kanë qënë jashtë për goxha kohë, më dhanë njëfarë besimi se ç’mund të bëjnë ata në fushë. Më treguan që mund të besoj te ta qoftë për disa minuta.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"