Josa nuk e fsheh zhgënjimin: Gabuam shumë, Drita e meritoi fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 22:23

Josa nuk e fsheh zhgënjimin: Gabuam shumë, Drita e meritoi fitoren

Zhgënjimi dallohej qartë në fjalët e trajnerit të Prishtinës, Mirel Josa, pas disfatës me Dritën në Superkupën e Kosovës. Trajneri nga Tirana ka kritika për fetbollistët e tij sa i përket rasteve të shumta të humbura.

Josa

“Kur gabon, pra nuk je afikas në përmbylljen e aksioneve, kështu ndodh. Në pjesën e dytë duhet të bënim shumë më mirë, edhe pse Drita e ngriti lojën e saj. Duhet të ishim më të saktë në goditje e të mbyllnim lojën, para se të vinte momenti i penalltisë. Golin e dytë e pësuam duke e pasur topin në kontroll. Kështu e ka futbolli, ai ekip që fiton, e meriton. Duhet të jemi të kujdesshëm në qarkullimin e topit dhe të mos ia dorëzojmë topin kundërshtarit e të kapemi në befasi.”

Josës nuk i pëlqen të gjejë alibi, e uron Dritën për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe kushtet e krijuara në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nuk është problem ambientimi, sepse rendimenti i lojtarëve ishte i mirë, por humbëm pa arsye topin.

Stadiumi i ri? Ndjesi shumë e mirë për cilësinë e futbollit dhe për transmetimin dhe për publikun që e sheh futbollin në mënyrë komode në këtë stadium.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"