Josa: Ndaj Beshiktashit, ndeshje e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2015 | 13:38

Josa: Ndaj Beshiktashit, ndeshje e fortë

Mire-josaMbrëmjen e djeshme skuadra e Skenderbeut eshte nisur drejt Turqise ku do të luajë ndaj Beshiktash për UEFA Europa League.

Në një prononcim për “Supersport” trajneri i Skënderbeu Mirel Josa tregon rëndësine e këtij takimi duke theksuar që nuk e ka mendjen tek Tirana.

“Do të jetë një ndeshje e fortë por ne do të luajmë lirshëm dhe futboll normal. Do të jemi të kujdesshëm sepse dihen vlerat e skuadrës së Beshiktashit.Nuk po mendoj për Tiranën edhe pse është shumë e fortë sepse luajmë në transfertë. Llogaritë i bëjmë vetëm për ndeshjen e radhës dhe uroj që me Beshiktashin të mos na dëmtohen lojtarë”.

Trajneri bardhekuq te fund tha se kalendari i ngjeshur mund te ndikoje tek ecuria e kampionatit duke theksuar qe per te perballur tre kompeticioni duhen me shume lojtare.

“Duhet kontigjent më i madh lojtarësh për të përballuar ngarkesat që kemi, por gjithsesi kam lojtarë që mund t’i vendos në pozicione të ndryshme” – tha Josa per Supersport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"