Josa me titullarët, Memelli problem me dëmtimet. Zbuloni formacionet e mundshme të Kukësi-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 11:18

Josa me titullarët, Memelli problem me dëmtimet. Zbuloni formacionet e mundshme të Kukësi-Skënderbeu

Skënderbeu po vijon nga Durrësi përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Kukësit, e cila do të luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 16:00.

skenderbeu vllaznia

Në kampin korçar ka panik, pasi rrezikojnë të mungojnë plot 4 titullarë. Me Shqiprim Taipin të pezulluar për kartonë dhe të sigurt që mbetet jashtë edhe për këtë takim, “Panorama Sport” mëson nga burime në klub se mesfushorët Randi Dumfur dhe Denis Dovuna, si dhe sulmuesi Belajdi Pusi janë dëmtuar e pritet të mos jenë të gatshëm. Dy afrikanët kanë shqetësime muskulore në seancat e fundit, aq sa dje nuk kanë mundur ta mbyllin dot të plotë stërvitjen. Kjo bën që në rast mungese të tyre, Skënderbeu të jetë në emergjencë totale në mesfushë, duke humbur dy prej pjesëve më të rëndësishme në këtë repart. Po ashtu, edhe Pusi ka marrë një goditje në seancën e fundit dhe për pasojë ka lënë stërvitjen. Nga stafi mjekësor po mundohen të bëjnë maksimumin për t’i pasur gati lojtarët, ndërsa edhe trajneri Migen Memelli nga ana e tij, shpreson që të rikuperojë në kohë tre futbollistët në fjalë. Gjithsesi, prania e tyre në ndeshjen e sotme tashmë është në pikëpyetje.

Kukesi

Kukësi pret rikthimin te fitorja në kampionat, pas plot gjashtë takimesh, ku ka koleksionuar tri barazime dhe po kaq humbje. Hapat falsë të javëve të fundit kanë komplikuar jo pak pozitat e verilindorëve, duke rrezikuar objektivin Europë. Trajneri Mirel Josa ka ende disa dilema rreth titullarëve që do të hedhë në fushë për përballjen ndaj Skënderbeut, ku objektivi i vetëm mbetet fitorja. Lajmi i mirë është se kuksianëve u rikthehen në stërvitje edhe dy lojtarët që milituan me Kombëtaret e tyre, Agim Ibraimi dhe Rolandas Baravikas. Josa pritet të hedhë nga minuta e parë me shumë gjasa vetëm kapitenin. Nga ana tjetër nuk raportohet për të dëmtuar apo të pezulluar për shkak kartonësh. Josa pritet të aplikojë skemën 4-3-3 për të thyer korçarët.

kuk

ske

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"