Josa: Kam shumë për të thënë për Tiranën, por do të flas pas 2-3 ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2017 | 22:51

Josa: Kam shumë për të thënë për Tiranën, por do të flas pas 2-3 ditësh

Mirel Josa u shkarkua ditën e sotme nga stoli i Tiranës pas një aventure aspak të bukur që u shoqërua me rënien në Kategorinë e Parë.

josa-658x370

“Supersport” u mundua t’i shkëpuste një prononcim të shkurtër ish-trajnerit bardheblu nga fusha e kalçetos ku ai ishte mbledhur për tu argëtuar me miqtë e tij. I pyetur në lidhje me Tiranën, Josa ka preferuar mos japë shumë shpjegime duke thënë se do të flasë pas 2-3 ditësh.

josa

“Unë do të flasë në momentin e duhur, sepse kam shumë që nga momenti që kam ardhur te Tirana që s’kam diskutuar mbi problemet që ka Tirana. Janë probleme të cilat unë nuk dëshiroj t’i agravoj më tepër. Gjithsesi do të prononcohem zyrtarisht pas 2-3 ditësh pasi për momentin nuk dëshiroj të flas për këtë çështje.” – deklaroi Josa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"