Josa: Ishim superiorë, jam i kënaqur me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2015 | 20:18

Josa: Ishim superiorë, jam i kënaqur me lojtarët

JOsaTrajneri i Skënderbeut, Mirel Josa u shpreh i kënaqur pas fitores 5-2 ndaj Partizanit. ”Jam i kënaqur me te gjithë futbollistët. Kanë zbatuar me përpikëmri të gjitha detyrat e mia dhe kjo më gëzon pa mase. Vinim në këtë përballje me 3 mungesa shumë të rendësishme  por iu thashë futbollistëve që të mos mendonin aspak për këtë.

Ishim superior në cdo aspekt dhe dominuam të gjithë takimin. Pati moment kur kam qenë i acaruar me futbollistët sidomos me Martins i cili gaboi te goli i tretë pasi mund të kishte shënuar vetë, por e rëndësishmë është që nuk u penalizuam.

Bllokuam mjaft mirë lojtarët e krahut dhe kjo ishte e rëndësishme. Ajo që na dha një dorë ishte goli i shpejtë me anë të Lilajt, por edhe goli i tretë pasi ndeshja ishte një një moment kritik se mund të barazoheshim.  Nuk duhet të mendojmë pëe vendin e parë pasi e treguam edhe herën e kaluar se ky vend mund të humbet nga një ndeshje e vetme.

Duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe te mos jemi euforikë. Fitorja ndaj Partizanit na jep më shumë siguri për të vazhduar përpara. Tashmë nuk duhet të bëjmë hapa fals dhe të marrim ndeshjet një nga një pasi rruga është e gjatë dhe nuk kemi arritur asgjë për momentin”, deklaroi Josa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"