Josa ia vë fajin eksperiencës dhe “voton” Partizanin për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2017 | 21:40

Josa ia vë fajin eksperiencës dhe “voton” Partizanin për titullin

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, u zhpreh i zhgënjyer vetëm për rezultatin e ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Partizanit. Në një prononcim për “Gol pas Goli”, tekniku bardheblu vlerësoi lojën e mirë të të tijve, por theksoi se mungesa e përvojës bën të vetën në ndeshje të tilla. Ai dha opinionin e tij edhe për garën mes tre rivalëve, duke “votuar” për Partizanin kampion.

josa

Deklaratat e Josës:

“Normalisht qe kem keqardhje për rezultatin, pasi dhamë njëqind për qind. Jam shumë i kënaqur për lojën në pjesën e parë, kurse në të dytën patëm një tërheqje. Nuk duhej të shkonim me topa të gjatë te porta kundërshtare. Në momentet tona më të mira në pjesën e dytë Partizani na ndëshkoi. Ndaj skuadrave të mëdha kemi bërë përherë paraqitje të mira”.

Reshtimi

“U përpoqa të zgjedh lojtarët më të aftë fizikisht. Merveilin e zhvendosa në të majtë për të kërkuar dyluftimet një kundër një. Fejzullahu do të sulmonte nga e djathta e Partizanit dhe do linte hapësira të cilat ne duhej t’i shfrytëzonim. Në pjesën e dytë duhej të ishim më të qetë në qarkullimin e topit. Me më shumë qetësi do t’i jepnim skuadrës më shumë kohë të dilte përpara. Do të ishte shumë më ndryshe nëse pjesa e parë do të dilte 1-0 për ne. Mungesa e përvojës dhe ndërrimet e detyruara ndikuan në rezultatin e ndeshjes”.

Lufta për titullin

“Mendoj se Partizani, meqë luan me Kukësin në shtëpi, është disi më iafër titullit. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë edhe Skënderbeun, që do të përpiqet të shfrytëzojë gabimet e dy rivalëve”.

Mungesa e besimit

“Ekipi është i pezmatuar nga ndeshja në ndeshje dhe këtë e shoh sa herë hyn në dhomat e zhveshjes. Së pari ata duhet të rikthejnë besimin te vetja. Nuk është problem humbja me Partizanin, por eksperienca. E theksoj që jam i kënaqur me lojën, por duhet të jemi më të përqendruar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"