Josa fiton përsëri në Kosovë, Prishtina vazhdon ndjekjen e Llapit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 16:16

Josa fiton përsëri në Kosovë, Prishtina vazhdon ndjekjen e Llapit

Skuadra e Prishtinës, ka arritur të fitojë sot, 2-1 në ndeshjen ndaj Gjilanit, pas një periudhe jo fort të mirë, ku në tre ndeshjet e fundit, kishte shënuar dy humbje dhe një fitore Pjesa e parë u mbyll barazim, në shifrat 1-1, edhe pse kryeqytetasit kishin shënuar të parët, me Mankendan.

prishtina

Në të dytën, Januzi në minutën e 62-të, solli golin e fitores për Prishtinës, me shifrat që nuk ndryshuan më. Tashmë, ekipi i Mirel Josës, mban vendin e dytë në klasifikim, me 31 pikë, dy më pak se kryesuesit e Llapit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"