Postuar: Gusht 26, 2018 | 18:44
Josa fiton në transfertë përballë Maganit, surprizë vendi i parë i kampionatit
Është luajtur edhe java e dytë në Superligën e Kosovës. Prishtina e Mirel Josës, arriti një fitore të pastër në transfertë ndaj Trepçës së Maganit, me shifrat 0-2. Golat u shënuan nga Basriu dhe Boshnjaku për ekipin kryeqytetas.
Në takimet e tjera, Drita u përmbys në shtëpi nga Flamurtari, teksa kryesonte me gol të Kajës në pjesën e parë, por në të dytën, Kabashi dhe Shillova dy herë përmbysën gjithçka, ndaj ekipit kampion të sezonit të kaluar.
Ndërkohë, Ferizaj fitoi në shifrat 1-0 ndaj Lirisë së Prizrenit. Pas javës së dytë, surprizë ekipi i Flamurtarit që ka 6 pikë të plota.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"