Josa e sheh gabimin te mesfusha dhe sulmi: Duhej përqendrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 22:16

Josa e sheh gabimin te mesfusha dhe sulmi: Duhej përqendrim

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, nuk e sheh problemin e humbjes së radhës të skuadrës së tij te mbrojtja. Në “Gol pas Goli”, ai cilësoi si shkak kryesor mungesën e përqendrimit të lojtarëve që dilnin para portës dhe shpërdoronin raste të mira për të shënuar.

18336753_1321869507850247_63334787_n

Për atë që i nevojitët Tiranës në këto momente

“Tirana duhet të shënojë, të shënojë medoemos se futbolli të dënon si na dënoi edhe sot. Unë në përgjithësi jam i kënaqur, në minutat e para nuk ishim të mirë, pastaj e kontrolluam lojën. Në pjesën e dytë kishim ekuilibër të mirë në mesfushë, dolëm edhe në sulm përpara, por kështu qenka futbolli.

Golin dua t’ia vë pak eksperiencës por nuk ka se si të merrem vetëm me eksperiencën nga momenti që lojtarët që sulmojnë portën e kundërshtarit duhet të jenë më të përqendruar, se nuk të jepet rasti 2-3 herë për të dalë para portës.

Gjithashtu kishim probleme edhe te pasimi i fundit. Në disa momente në lojën në krah duhej të ishim më të saktë, e them këtë për fazën sulmuese se në atë mbrojtëse nuk kam çfarë t’i them skuadrës”.

Për golat e pësuar në fund

“Këtu nuk ishte problem lodhjeje, sepse Tirana kërkoi edhe minuat e fundit të shënonte. Ishte një gol nga pozicion standard. Goditje e mirë e Shkodrës dhe shënoi. Kurse te goli i dytë nuk mund të them asgjë, ishte një çekuilibrim normal në këto raste. Por unë mund të them që normale që duhej të ishim të përqendruar për sa u përket dublimeve që të mos bënim faullin shumë afër zonës tonë”.

Për mungesat në ekip dhe aftësitë e tyre

“Unë e di kontingjentin, se cilët lojtarë kam. Nga momenti që Edeh na bëri një lojë disi të mirë, sidomos në pjesën e dytë sa i përket si pikë referimi në sulm, ishin momentet që edhe mund ta ndërroja për të freskuar sulmin me Cise. Por nuk ia vë fajin këtyre problemeve, kur luan me 4-1-4-1 duhet të jetë shumë më efikase loja dhe pasimi i fundit shumë më i mirë”.

Për luftën për mbijetesë

“Janë probleme që i prisnim, nuk shikonim ca bëjnë të tjerët dhe shohim lojën tonë, çfarë bëmë sot. Jam i kënaqur në një fare mase me ekipin tim”.

Për ndeshjet e radhës dhe kalendarin më të favorshëm

“Ndryshimi është vetëm te pikët. Ne nuk mund të themi që do të bazohemi te loja me Partizanin, apo sot dhe do të vijnë pikët. Por nuk do të thotë që do luajmë me Korabin dhe do të jenë ndeshje të thjeshta. Ekipit i vjen besimi duke marrë pikë. Kjo është shumë e rëndësishme për skuadrën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"