Josa do kualifikimin me Prishtinën: Nuk luajmë për barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 13:37

Josa do kualifikimin me Prishtinën: Nuk luajmë për barazim

Prishtina arriti të merrte një barazim me FC Europa në takimin e parë të zhvilluar në fushën e këtyre të fundit. Ditën e sotme kryeqytetasit do të luajnë ndeshjen e kthimit në 19:00, Mitrovicë. Prishtinës i mjafton edhe një barazim pa gola për të shkuar më tej ndaj skuadrës nga Gjibraltari.

mirel-josa-933x445

Në qoftë se Prishtina kualifikohet do të luajë në turnin pasardhës me skuadrën nga Luksemburgu, Fola Esch. Josa ka qenë mjaft i qartë në intervistën e para ndeshjes. “Një skuadër që dëshiron të kualifikohet nuk shkon kurrë që të mbrojë rezultatin. Duhet të dimë që edhe të tjerët luajnë futboll. Duhet të jemi efiksasë si në mbrojtje dhe në sulm.” shprehet trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"