Josa do “kokën” e Partizanit, zbardhet fjalimi para skuadrës i trajnerit kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 23:46

Josa do “kokën” e Partizanit, zbardhet fjalimi para skuadrës i trajnerit kryeqytetas

Kukësi fitoi ndaj Tiranës në një ndeshje force dhe prestigji, duke parakaluar bardheblutë në renditje. Ky triumf kërkohej me patjetër nga drejtuesit dhe pas kritikave të presidentit Gjici për humbjen ndaj Kastriotit, skuadra reagoi më së miri në “Selman Stërmasi”. Pas ndeshjes, edhe pse natyrshëm i kënaqur, kreu i klubit kërkoi nga ekipi që mos të ketë më oscilacione në rezultate.

Mirel Josa Kukesi

Gjici mori informatat e plota nga stafi dhe dërgoi porosi të qarta për skuadrën. Në të njëjtën linjë ishte dhe trajneri Mirel Josa, i cili nxori ekipin në stërvitje ditën e djeshme. Ai përgëzoi skuadrën, por kjo punë nuk mbaron me këtë ndeshje, prandaj Josa u ka kërkuar futbollistëve impenjim maksimal këtë javë, ku verilindorët i pret kryendeshja me Partizanin të dielën.

Para se të niste seanca e djeshme në orën 14:00, kreu i pankinës foli para skuadrës. “Panorama Sport” zbardh disa pasazhe nga fjalimi i trajnerit.

“Ju përgëzoj për këtë fitore ndaj Tiranës, por mos harroni se ishte vetëm një ndeshje dhe duhet ta hedhim pas krahëve. Duhet të shohim para. Paçka se do diskutojmë në detaje çfarë bëmë mirë dhe jo mirë, me qëllim që të përmirësohemi, duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës me Partizanin.

Ju dua me këmbë në tokë dhe të bëjmë mirë detyrat, duke qenë të përqendruar maksimalisht për ndeshjen që vjen”, ka thënë ndër të tjera Josa para ekipit. Sakaq, pritet që ditën e sotme të zhvillohet dhe analiza tekniko-taktike e ndeshjes ndaj Tiranës.

S.SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"