Josa: Dënimin për Skënderbeun nuk po e marrin individët, por ekipi. Tirana u kthye ku e ka vendin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 19:32

Josa: Dënimin për Skënderbeun nuk po e marrin individët, por ekipi. Tirana u kthye ku e ka vendin

Mirel Josa, ka rrëfyer në një intervistë për Rtsh, eksperiencën që po kalon në Kosovë tek klubi i Prishtinës, por nuk ka lënë pa përmendur edhe nga një fjalë për kampionatin shqiptar.

josa-470x311

“Ofertën nga klubi i Prishtinës e kam marrë në muajin gusht, dhe nuk është se u mendova shumë për këtë zgjedhje. Në fillim ambienti këtu nuk mu duk i njohur, por duhet të pranoj se kam mbetur më i kënaqur nga ajo që prisja. Tek Tirana, nuk kam biseduar me askënd, që kur jam larguar nga aty. I kam lënë të qetë personat që punojnë atje. Tashmë që është rikthyer në Superiore, është diçka e mirë për kampionatin, pasi aty e ka vendin.

Skënderbeu ka pasur probleme ligjore edhe më parë, por tashmë më vjen keq pasi dënimin po e merr ekipi, dhe jo individi. Unë jam marrë vetëm me drejtimin e ekipit, kur kam qenë në krye të korçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"