Josa bën përgatitje edhe për penalltitë, nuk ka asnjë mungesë për finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2017 | 11:04

Josa bën përgatitje edhe për penalltitë, nuk ka asnjë mungesë për finalen

Tirana do të jetë më shumë se e plotë për finalen e Kupës së Shqipërisë. Asnjë mungesë për bardheblutë, ndërsa pjesë e organikës këtë herë është edhe Gilman Lika. Shkodrani nuk luaji ndaj Vllaznisë, megjithatë ai është grumbulluar për takimin e fundit të sezonit dhe është në dispozicion të Mirel Josës për Skënderbeun.

tirana formacioni

Duke qenë se organika është e cunguar (për shkak të mungesës së merkatos, largimeve të janarit dhe dëmtimeve të hershme), nuk është se ka ndonjë dilemë të madhe për formacionin.

Megjithatë, kryeqytetasit janë munduar që të mbajnë ekipin në “izolim” të plotë dhe larg mediave, duke shtuar kështu “misterin” për titullarët që do të zbresin në fushë. Gjithsesi, gjasat janë që në fushë të zbresë i njëjti ekip si ndaj Vllaznisë. Mbrëmë ekipi u “ngujua” në dalje të kryeqytetit, për të qenë edhe më pranë Elbasanit.

Josa përgatit edhe penalltitë, synohet fitorja me çdo kusht

Tirana kërkon të dalë fitimtare në finalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse diferencat me Skënderbeun janë të mëdha, bardheblutë kanë në krah statistikat. Në të paktën tri finale e kanë “thyer” ekipin korçar, ndaj edhe sot duan që vazhdojnë historinë e suksesit.

Tirana

Kujtojmë që kryeqytetasit kanë fituar dy Superkupa (në vitin 2011 dhe 2012) dhe një Kupë Shqipërie në 2012-ën, falë golit të Bekim Balajt në të 107-ën minutë.

Tashmë nuk kanë më një “bomber”, megjithatë janë përgatitur që edhe këtë herë trofeun të vishet bardheblu. Për këtë motiv, veç strategjive, skemave, goditjeve standarde dhe porosive të shumta që Mirel Josa ka dhënë, janë përgatitur edhe… penalltitë. Për gati 15 minuta ekipi ka stërvitur këmbët për 11-metërshat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"