Josa: Barazimi nuk më lë shije të mirë, por edhe mund ta pësonim në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 19:14

Josa: Barazimi nuk më lë shije të mirë, por edhe mund ta pësonim në fund

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, e sheh në dy këndvështrime të ndryshëm barazimin e sotëm ndaj Skënderbeut, Nga një anë, trajneri ka theksuar për “SuperSport” se qante rastet e skuadrës së tij që kishte dominuar në lojë sidomos në pjesën e dytë. Por nga ana tjetër, tekniku shtoi se ai rast në fund i korçarëve mund t’i kishte kushtuar shumë shtrenjtë ekipit.

josa

“Nuk mund të them që barazimi më lë shije të mirë. Problemet janë shfaqur në dy ditët e fundit, skuadra luajti futboll, duhej të kishim zgjidhje shumë më të mira në pjesën e parë që nuk e interpretuam siç duhet. Por në pjesën e dytë rritëm kontrollin e topit, mënyrën se si sulmuam, duhej të dilnim në pozicion goditje jashtë zonës, se me ngjeshjen e Skënderbeut, u mundua të na kapte në kundërsulm. Por në këto raste edhe barazimi nuk mund të them se është i keq, se mund ta pësonim në fund me Mensah me rrëmujën në zonë. Duhet të jemi më konkret, të sinqertë sa i përket mënyrës se si luajtëm sot. Kërkuam të bënim më tepër dhe Skënderbeu na priti që në mënyrë që të humbnim ekuilibrat, por në përgjithësi jam i kënaqur se si lojtarët, edhe ata që luajtën pas shumë kohësh, edhe ata që luajtën, jam i kënaqur në këto momente. Mund të bënim më mirë, sidomos në futjen në zonën e Skënderbeut të ngjeshur me shumë lojtarë.

Ne kemi ndryshuar lojtarët vetëm në dy ditët e fundit dhe kemi udhëtuar sot vetëm me 16 lojtarë.

Mënyra e lojës së Mazrekajt është ajo që zhvilloi sot dhe për mendimin tim zhvilloi një lojë të mirë sidomos në pjesën e dytë,. Jam i kënaqur me gjendjen fizike të tij se mbajti ritmin deri në fund, më mirë në pjesën e parë mund të kishte bërë Guindo e Zarubica. U munduam të fusnim Harmon, por edhe kundërshtarët luajnë futboll, dinë të mbrohen. Skënderbeu ka treguar edhe në ndeshje të tjera që ka qenë skuadër që i ka marrë pikë edhe lojtarëve që janë më të fortë në letër’, tha Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"