“Jorgjit nuk i ecën me Teutën”, Edi Martini: Barazimi rezultat pozitiv, nuk e prisja ndeshje kaq të vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 19:29

“Jorgjit nuk i ecën me Teutën”, Edi Martini: Barazimi rezultat pozitiv, nuk e prisja ndeshje kaq të vështirë

Teuta arriti një barazim dramatik, në sekondat e fundit të lojës, në sfidën ndaj Vllaznisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i durrsakëve, Edi Martini, foli me superlativa për skuadrën e tij duke u shprehur:

bandicam 2020-06-11 19-26-56-741

“Unë mendoj që e filluam mirë takimin 10 minutat e para. Bëmë gabim në golin e parë dhe pësuam një shok. Tentuam po kishim paqartësi dhe erdhi goli i dytë. Pjesa e parë pati oshilacione. Me fillimin e pjesës së dytë i shtuam forcat sulmuese. Mund të kishim shënuar edhe një tjetër. Jorgjit nuk i ecën me Teutën. Edhe në Korçë nuk na dha penallti edhe këtu një penallti e paqënë.

Kështu siç shkoi loja mendoj se ishte një rezultat pozitiv. Jam i kënaqur me Kapllanin, Grudën dhe Hebajn. Sot bënë lojë mjaft të mirë. Një e ardhme për ekipin, por gjithsesi ne jemi në momente që na duhet një sulmues race, një sulmues goli, luajmë mjaft mirë, por kemi probleme para portës.

Sot ekipi i Shkodrës ishte me 80% të lojtarëve me tipare mbrojtëse. Gabimin që bëmë, na bëri nervoz dhe dolëm nga detyrat. Kur pëson golin e parë ka 10 minuta pasiguri. Pjesa e parë ishte loja e dobët, pavarësisht se e zotëruam topin. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, djemtë arritën të qetësohen. Iu thashë edhe një gol na mjafton. Djemtë dhanë maksimumin. E kisha pritur një ndeshje të vështirë, por jo kaq sa doli. Kapllani është një djalë i ri këmbëngulës. Po vazhdoi kështu, mendoj se ka një të ardhme të mirë”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"