“Jorgji me zor priste ta jepte penalltinë”, Duro i acaruar: Sulmuesit e mi nuk u kombinuan, Teuta luajti shumë egër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 21:12

“Jorgji me zor priste ta jepte penalltinë”, Duro i acaruar: Sulmuesit e mi nuk u kombinuan, Teuta luajti shumë egër

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u duk i zhgënjyer nga humbja 1-0 në fushën e Teutës, por më shumë akuzoi arbitrin Jorgji, se sipas tij, ai “ka qejf” t’i japë ato penallti.

shpetim duro

Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, Duro evidentoi edhe faktin se sulmuesit e tij nuk kombinonin mirë para portës, për të krijuar raste shënimi.

Humbja në Durrës…

Gjatë ndeshjes, kemi qenë më kërkues. Nuk jemi rrezikuar, por nuk kemi finalizuar, me pak kujdes. Sulmuesit nuk i zgjidhën mirë situatat. Nuk kishim rrezikshmëri, por prishja e ekuilibrave në fushë na krijoi situatën 15 minutat e fundit. Kundërshtari mori terren dhe moral, dhe u ndëshkuam.

Sa mund të ndikojë kjo humbje?

Sigurisht që humbja është humbje, s’është pozitive. Kampionati është i tillë, por sot më vjen keq sepse nuk e mendoja humbjen. Edhe duke parë lojën në tërësi. Minimalja duhej 1 pikë, por kështu e ka futbolli. Më bëri përshtypje se Teuta luajti shumë egër ndaj lojtarëve tonë. Çdo ndërhyrje ka qenë e ashpër, një skuadër që nuk e kam parë në këtë situatë.

Penalltia e Teutës…

Unë nuk e kam parë. Nëse është me lente zmadhuese, ka qenë në gatishmëri arbitri. Kjo është një situatë, edhe nëse e ka prekur pak këmbën, nuk është rast goli. Këto janë ato penalltitë, që arbitri me zor pret t’i japi, ka qejf. Edhe në Ballsh, edhe këtu, e njëjta gjë. Nuk po di çfarë të them. Më vjen keq, tani po e shoh, është nga ato penalltitë që do arbitri t’i japë. Njësoj edhe në Ballsh. Një skuadër që do titull kampion, në situata të tilla, çfarë të them unë…

Sa jeni të pakënaqur me sulmuesit tuaj?

E thashë më parë, terreni nuk të le të luajë futboll. E patë që skuadra e Teutës ka qenë në fushën e vet, dhe e kishte përqendruar lojën te rikuperimet. Është edhe meritë e kundërshtarit, që u mbrojt me shumë forca. Sulmuesit tanë, lëvizën në pjesën e parë, Gavazaj dhe shkurtaj, por duhej të zgjidhnin disa kombinacione më shpejt.

Shkurtaj e merr topin dhe shmanget, por duhet të shërbejë më shpejt për Abazajn…

Kanë qenë shumë situata, në të dyja pjesët. Me një bashkëpunim më të mirë mes tyre, shënonim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"