Jonuzi: Presioni i madh për të fituar ndeshjet brenda, qëllim kryesor kemi Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 16:40

Jonuzi: Presioni i madh për të fituar ndeshjet brenda, qëllim kryesor kemi Kupën

Fjoard Jonuzi, u shpall lojtari i ndeshjes, në sfidën mes Laccit dhe Luftëtarit, dhe futbollisti i kurbinasve foli për gjendjen e ekipit pas ndeshjes.

fjoard jonuzi

Në momentin e daljes së Fangajt me të kuq, ka vrapuar sa në mbrojtje dhe në sulm. Pse kjo vuajtje në fushën tuaj?

Në ndeshjen jashtë kemi marrë më shumë pikë. Presioni që  çdo ndeshje duhet të fitojmë. Duhet të punojmë në javët në vijim, dhe t’i zgjidhim këto gjëra.

 Çfarë ju bën me kaq grinte, të barazonit 2 gola?

Luftëtari ka ekip shumë cilësor, por shpirti i garës e solli këtë gjë. Gjithmonë pësojmë në fillim, por me kalimin e minutave bëmë një lojë shumë të mirë. Nuk mund të them që jemi të kënaqur, sepse donim 3 pikë.

Sa pranë e shihni Europën?

Aty afër jemi të gjithë ekipet. Duhet të presim edhe rezultatet e nesërme. Edhe në Kupë, jemi në gjysmëfinale, dhe nuk do dorëzohemi, pasi kualitetet i kemi.

Objektivat e klubit janë edhe Europa. Specialiteti i Laçit është Kupa, besoni më shumë ta arrini Europën nga ky kompeticion?

Kupën kemi qëllim kryesor, por them se kemi nisur gjithmonë të njëjtët lojtarë në formacion. Mund të ketë ndikuar pak edhe lodhja. Besoj se në vijim do ta marrim veten edhe në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"