Jonuzi: Me mbështetjen e presidencës duam të shkojmë larg, preferoj vendin para mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 15:36

Jonuzi: Me mbështetjen e presidencës duam të shkojmë larg, preferoj vendin para mbrojtjes

Fjoart Jonuzi u zgjodh njeriu i ndeshjes, në fitoren që Laçi mori ndaj Skënderbeut. Mesfushori foli në “Gol pas Goli”, për ekipin në përgjithësi, por edhe për pozicionin që pëlqen më shumë në fushë.

jonuzi

“Normalisht që kam respekt për Kukësin, pasi është ish-ekipi im, por këtu jemi një grup çunash të rinj, që kemi dëshirë të punojmë. Me mbështetjen e presidencës dhe trajnerit, po shkojmë përpara.”

Ku e gjeni forcën dhe mentalitetin të përballeni të barabartë?

Jemi shumë mirë fizikisht, por edhe në stërvitje jemi të përqendruar, dhe japim maksimumin në çdo ndeshje.

Mezani ju ka gjetur vendin ideal në mesfushë, para mbrojtjes…

Po është e vërtetë. Sezonin e kaluar isha më ofensiv, por tani jam para mbrojtjes, dhe bashkë me Lushkjen dhe Kallakun përshtatemi mirë. Edhe sot zhvilluam një ndeshje të kënaqshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"