Jonuz “skicon” formacionin për Kukësin: Kemi nxjerrë mësime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 4, 2020 | 11:49

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Vllaznia

Jonuz “skicon” formacionin për Kukësin: Kemi nxjerrë mësime

Tekniku i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, e quan tepër të rëndësishme dhe decizive takimin e sotëm përballë Kukësit. Ai ndryshe nga përballjet më përpara, dje nuk ka preferuar që të dalë para mediave, por i pyetur për këtë përballje pas takimit me Skënderbeun tekniku kuqeblu është përgjigjur.jonuz

“Nuk ka asnjë takim të kollajshëm. Që të gjitha takimet janë të vështirë. Ne do të nxjerrim mësime, që të japim maksimumin në atë takim që kemi ndaj Kukësit”, tha ai.

Tekniku duket se nuk do të ndryshojë shumë në formacionin e parë nga ai që ka hedhur në fushën e lojës nga përballja me Skënderbeun. Në vend të Ramadanit të dëmtuar, pritet që të kthehet Adili, ndërsa 10 të tjerë pritet që të jenë të njëjtët emra.
vll

Në portë do të jetë Efremov ndërsa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Gligorov, Adil, Malota e Marku. Në mesin e fushës do të luajnë Krymi, Hygor e Gurishta. Ndërsa Zhunior në vijën e parë do të mbështetet nga kapiteni Lika e Kruja.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com