Jonuz “shtrydh” ekipin në Ohër, Vllaznisë i bashkohet një tjetër lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 9:20

Jonuz “shtrydh” ekipin në Ohër, Vllaznisë i bashkohet një tjetër lojtar

Vllaznia vijon përgatitjet në Ohër. Tekniku Jonuz kërkon të marrë maksimumin nga kjo minifazë, për sa i përket aspektit fizik. Stafi teknik po aplikon nga dy seanca në ditë, por ditën e djeshme njëra prej tyre, pikërisht ajo e pasdites, është zhvilluar në palestër.

Jonuz Vllaznia

Paradite, trajneri i ka “shtrydhur” lojtarët në stërvitje. Për dy orë me radhë, ata kanë zhvilluar vrapimeve dhe ushtrimeve të ndryshme me ngarkesë. Pozitiv është fakti se asnjë nuk ka shfaqur probleme dhe kjo tregon edhe njëherë se gjithçka po shkon në rregull te skuadra shkodrane.

Edhe sot, kuqeblutë i pret e njëjta “terapi”, por me një ndryshim, ku pasdite ekipi do të përgatitet faktikisht në fushë.

Ndërkaq klubi njofton se i pranishëm në stërvitje ka qenë edhe futbollisti Kristi Prendi, i cili më parë ka luajtur me Dinamon dhe do të jetë për disa ditë në provë.

shshshs

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"