Jonuz mban në “tonus” grupin, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 11:20

Jonuz mban në “tonus” grupin, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Partizanit

Vllaznia ka mbyllur një tjetër ditë përgatitjesh dhe duket se gjithçka është gati për Partizanin. Gjatë seancës së djeshme, Mirsad Jonuz i ka mëshuar ndjeshëm vendosjes së ekipit në fushë. Dhe jo vetëm për të fiksuar skemën, por edhe titullarët.

vllaznia

Paqartësi ka ende dhe ndoshta kjo mund të jetë një lloj strategjie për të mbajtur “sekret” edhe 11- shen. Tekniku ua ka bërë të ditur edhe vetë lojtarëve se ka ende një pikëpyetje për sa i përket modulit, duke lënë të karikuar që të gjithë lojtarët deri ditën e ndeshjes. Lëvizjet mund të jetë krejt të vogla, e megjithatë një ide është kuptuar që tani.

Në fushë mund të zbresin të njëjtët futbollistë që mposhtën Kukësin dhe loja do të nisë me skemën 3-5-2, por në momente të caktuara ajo do të konvertohet në 5-3-2.

formacioni

Nëse do të shihet e nevojshme që skuadra të bëhet bllok në mbrojtje, lojtarët e krahëve si Gligorov e Marku të menduar si mesfushë, do të kthehen pas, duke ngjeshur prapavijën, e cila do t’i besohet Gurishtës, Shehit e Malotës, pa harruar edhe Sherrin në portë. Në qendër të mesit të fushës janë në gatishmëri Krymi-Ramadani-Hygor, ndërsa sulmi do të jetë i gjithi për Likën dhe Ramadanin.

A.U-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"