Jonghong Li lë me pasoja Milanin, kuqezinjtë nën hetim nga UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 15:59

Jonghong Li lë me pasoja Milanin, kuqezinjtë nën hetim nga UEFA

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka konfirmuar ditën e sotme se hetimet ndaj skuadrës së Mialnit vazhdojnë. Skuadra e Milanit u ble në vitin 2017 nga Jonghong Li i cili një vit më vonë u detyrua që ta shesë klubin te Fondi Eliot të cilët janë pronarët aktual të kuqezinjve.

jonghong li

Gjatë kohës kur Li ishte president i Milani ai bëri shpenzime qesharake që i tërhoqën vëmendjen UEFA-s të cilët hapën hetimin dhe dolën fillimisht në përfundimin për të përjashtuar Milani nga Europa Ligë. Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Arbtirazhit Sportiv KAS i dha të drejtë kuqezinjve, ndërsa ditën e sotme Ceferin ka thënë:

Aleksander Ceferin

“Unë jam përgjigjur për këtë gjë edhe në të kaluarën, ka autoritet të pavarura që janë duke e hetuar këtë çështje dhe unë nuk dua t’i pengoj hetimet. Mendoj se duhet të ketë qenë diçka politike, por unë nuk dua t’i diskutojë problemet dhe detajet më specifike. Të gjithë e dimë se kishte një problem, por nuk është puna ime ta analizoj atë thellësisht, sepse përndryshe s’do të kishte nevojë për autoritet e pavarura”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"