Joakim Lëv, i kënaqur: Kjo skuadër më zbavit shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 12:02

Joakim Lëv, i kënaqur: Kjo skuadër më zbavit shumë

Ishte një Joakim Lëv shumë entuziast pas ndeshjes me irlandezët veriorë. Skuadra e tij sapo kishte fituar me rezultatin e thellë 6-1 falë një loje spektakolare. 

Lev

“Kjo ndeshje ishte nga më të bukurat që kam parë. Skuadra më pëlqeu shumë, ishte diçka zbavitëse për të gjithë. Kundërshtari shënoi me goditjen e parë drejt portës, por ne vazhduam të ndiqnim kursin tonë dhe në fund u shpërblyem”, tha Lëv.

Gjermani

Trajneri i “Pancerave” pranon se shënimi i gjashtë golave nuk ishte diçka e lehtë nga skuadra e tij. “Nuk ishte një shëtitje në park. Irlandezët kanë një skuadër shumë të mirë fizikisht dhe kjo është parë edhe në ndeshjet e kaluara. Por ne treguam se mund të përballonim një 90-minutësh me intensitet të lartë, ndryshe nga ndeshja që kemi bërë ndaj Holandës dhe Argjentinës. Por skuadra ka mësuar nga e shkuara dhe kjo më pëlqen. Shenjat e para u dhanë që në ndeshjen me Bjellorusinë duke vazhduar me këtë të sotme (dje). Por më duhet të pranoj se kemi ende shumë punë për të bërë. Deri në Europian pres të bashkohen me skuadrën edhe lojtarët që nuk kanë luajtur për shkak dëmtimi. Të presim se çfarë do të ndodhë. Por tani le të shijojmë këtë fitore që na rendit të parët në një grup ku gjërat mund të kishin shkuar edhe ndryshe”.

Kujtojmë që skuadra gjermane e mbylli këtë fushatë eliminatore në kuotën e 21 pikëve, 2 pikë më shumë se vendi i dytë, Holanda.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"