Jo vetëm yjet e Superiores, klubi kroat dërgon skautë dhe në ndeshjen Tirana-Partizani për U19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2023 | 12:45

Jo vetëm yjet e Superiores, klubi kroat dërgon skautë dhe në ndeshjen Tirana-Partizani për U19

Veç sfidës klasike mes Vllaznisë e Tiranës, zyrtarët e Hajdukut të Splitit kanë ndjekur edhe ndeshjen U-19 mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi që u fitua nga bardheblutë ka disa futbollistë cilësorë, të cilët mund të jenë pjesë e transferimeve të mundshme në Split.

tirana u19 - partizani u19

Kujtojmë që bardheblutë janë një nga akademitë që arrin të shesë më shumë lojtarë. Mjafton të kujtojmë që Tirana ka fituar 700 mijë euro këtë janar nga shitja e lojtarëve.

Bardheblutë larguan Xhixhën për 550 mijë euro dhe për 150 mijë euro Ismaljgecin. Këtu nuk llogariten ikjet e Muçit apo Çelhakës që tani luajnë me fanellën e Legias së Varshavës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"