Jo vetëm trajner të ri, klubi i Kategorisë së Parë ndërhyn dhe në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 11:48

Jo vetëm trajner të ri, klubi i Kategorisë së Parë ndërhyn dhe në merkato

Erzeni nuk ka gjetur rehat me trajnerët në pjesën e parë të sezonit, ku e nisi kampionatin me Gentian Begenë, më pas vazhdoi me Vladimir Gjonin dhe së fundmi ky i fundit ia ka lënë vendin Stavri Nicës. Trajneri durrsak, i cili i ka drejtuar edhe më parë shijakasit, do të prezantohet më 3 janar para skuadrës, ndërkohë ky nuk do të jetë i vetmi ndryshim tek Erzeni. 

erzenii

Pretendimet e klubit për këtë sezon janë shumë serioze dhe ata nuk janë aspak të kënaqur me atë çfarë është bërë në 12 javë kampionat. Kjo do të thotë se në Shijak pritet të mbërrijnë ditët e para të janarit dhe lojtarë cilësorë si përforcime për gjysmën e dytë të kampionatit.

Për vendin e parë është shumë e vështirë, pasi Kastrioti është i shkëputur, por për të shkuar në “play off” shijakasit i kanë të gjitha mundësitë. Me lëvizjet që pritet të bëhen në merkaton e dimrit shanset do të jenë edhe më të mëdha. Erzeni ka nevojë për lojtarë që bëjnë diferencën në Kategorinë e Parë dhe drejtuesit të tillë elementë po kërkojnë.

Fiqiri Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"