Jo vetëm Tirana, për futbollistin e Kombëtares hyn në lojë edhe Ballkani i Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 14:30


Jo vetëm Tirana, për futbollistin e Kombëtares hyn në lojë edhe Ballkani i Ilir Dajës

Ekipi kampion i Kosovës ka hyrë në lojë për të marrë shërbimet e Arlind Ajetit.

ajeti

Drejtuesit e skuadrës që drejtohet nga Ilir Daja i kanë ofruar një shumë të konsiderueshme që ai të zgjedhë skuadrën kosovare.

Gjithsesi, mbrojtësi vazhdon të jetë i dyzuar për të ardhmen.

Arlind Ajetit i janë ofruar 20 mijë euro në muaj nga Tirana. Edhe Vllaznia e do, por ende nuk i ka bërë ofertë.

Lojtari po pret një ekip në Serinë B, por në lojë është edhe Granada në Spanjë, ku luan Uzuni. Mes palëve ka bisedime, ndërsa mbrojtësi do Europën.

E reja është që lojtari është larguar përfundimisht nga Padova.

Zvonko Çekliç që erdhi pak ditë më parë zor se ai do të jetë pjesë e Tiranës se nuk i ka mbushur mendjen stafit teknik.

PANORAMASPORT.AL