Jo vetëm tek lojtarët, “terror” edhe ndaj mediave. Zero tolerancë në minutat e lejuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 16:31

Jo vetëm tek lojtarët, “terror” edhe ndaj mediave. Zero tolerancë në minutat e lejuara

Sikurse edhe në përballjet e shkuara, sfida me Izraelin ka vënë në alarm sigurinë në kompleksin “Tropikal” ku po qëndron Kombëtarja. Forca të shtuara sigurie dhe një perimetër shumë larg nga fusha është i vendosur që të ndalojë këdo, qoftë edhe gazetarët. Nuk dihet nëse perimetri i vendosur për mediat, që kërkohen të mbahen sa më larg të jetë e mundur, vjen si kërkesë e Panuçit apo e Federatës Shqiptare të Futbollit.

kombetarja

Reporterët hasën vështirësi me diellin që kishin përballë dhe kërkuan të spostoheshin disi më në të djathtë, por italianit as që e vrau mendjen se ata po hasnin vështirësi në kryerjen e detyrës. Edhe pse bëhej fjalë për minutazhin fillestar të seancës stërvitore, ku është njoftuar leja për qëndrimin e mediave, këtyre të fundit nuk u është mundësuar aspak lehtësi në kryerjen e punës për të filmuar momentet e para stërvitore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"