Jo vetëm sirena angleze dhe turke, për Muriqin ka interes edhe nga Rusia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 20:49

Jo vetëm sirena angleze dhe turke, për Muriqin ka interes edhe nga Rusia

Lamtumira e Vedat Muriqit nga Lacio gjatë merkatos së janarit tashmë duket se është fakt i kryer. Ajo që mbetet për t’u mësuar është vetëm destinacioni që do të ketë sulmuesi i Kosovës, i cili nuk arriti thuajse asnjëherë të tregonte potencialin e tij të vërtetë në klubin italian.

SS Lazio v Parma Calcio 1913 - Serie A Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Parma Calcio 1913 at Stadio Olimpico, Rome, Italy on 12 May 2021. Roma Roma Italy maffia-sslaziov210512_np8h0 PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xGiuseppexMaffiax

Gjatë ditëve të kaluara është përfolur për një kthim të mundshëm në Turqi, por edhe për klube angleze të cilat janë interesuar për futbollistin. Megjithatë, së fundmi ka dalë në skenë një hipotezë shumë interesante për lojtarin.

Sipas mediave italiane dhe atyre turke, për Muriqin ka shfaqur interes konkret skuadra e CSKA Moskës. Klubi rus ka bërë një hap konkret duke kontaktuar me Lacion për të mësuar çmimin e kartonit të futbollistit dhe nuk është aspak çudi që të ketë së shpejti zhvillime të tjera në këtë front.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"