Jo vetëm Sidibe, Tirana në merkato do tentojë edhe një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 21:31

Jo vetëm Sidibe, Tirana në merkato do tentojë edhe një…

Lancinet Sidibe është lojtari i parë që afrohet te Tirana. Gjithsesi, futbollisti akoma nuk është prezantuar te bardheblutë.

sidibe teuta

Lojtari duhet të kalojë si fillim testet mjekësore. Me të gjitha gjasat, lojtari do të prezantohet sot para mediave. Nga ana tjetër, në ajër mbetet çështja “Morina”. Lojtari stërvitet, por nuk është federuar.

Është larguar nga skuadra Dionis Çikani, ndërsa mbrojtësi Isha do të federohet me ekipin për të qenë gati në fushën e lojës. Nga ana tjetër, Tirana është në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Dita mund të jetë një alternativë, por nuk është çudi që klubi të afrojë ndonjë futbollist tjetër nga kampionati shqiptar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"