Jo vetëm Setien, revolucion total te Barça. Bartomeu do shkarkojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 16, 2020 | 0:00


Jo vetëm Setien, revolucion total te Barça. Bartomeu do shkarkojë…

Te Barcelona do të largohen të gjithë, me përjashtim të presidentit Bartomeu. Ky është lajmi i orës së vonë që qarkullon në mediat spanjolle. Numri një i klubit ka vendosur që të bëjë një ndryshim rrënjësor në klub, pavarësisht se në media nuk pranoi asgjë dhe tha se njoftimet do të bëhen në të ardhmen.

Bartomeu Setien

“Është një mbrëmje për t’u harruar dhe humbja ishte e turpshme. Nuk ishim skuadra që jemi, por as klubi që përfaqësojmë. Jam shumë i zhgënjyer nga kjo paraqitje. Rezultati është i turpshëm. Dua të uroj Bajernin për ndeshjen që bëri, ndërsa ne nuk ishim në lartësinë e duhur.

Pike ka të drejtë që reagon në këtë mënyrë. Është koha për të marrë vendime dhe disa prej tyre i kemi menduar që tani. Disa vendime i kemi marrë përpara se të luanim në Champions. Tani është një ditë për të reflektuar. Duke nisur nga java e ardhshme do t’i bëjmë publike vendimet që kemi marrë. Më vjen keq për tifozët e Barcelonës për këtë humbje të tillë. Nuk meritonim që ta mbyllnim sezonin në këtë mënyrë”, tha presidenti i katalanasve.

bartomeu-cropped_copcbwg8m1591fn10oq4ampg4

Ai është një nga emrat më të kritikuar të kohëve të fundit, por duket se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen.

 

NDRYSHIMET– I pari që do të largohet është trajneri Kike Setien, ndërsa të njëjtin fat do të ketë edhe drejtori sportiv i skuadrës, Erik Abidal. Edhe të tjerët si Ramon Planes dhe administratori Oskar Grau do të ndërpresin raportin e tyre me skuadrën katalanase. Në të ardhmen do të mësohen emrat që do të marrin drejtimin e Barcelonës. Bartomeu do të bëjë revolucion total në skuadër.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com