Jo vetëm Seria A, për Bajramin futet në garë edhe klubi i Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:39

Jo vetëm Seria A, për Bajramin futet në garë edhe klubi i Bundesligës

Sezoni fantastik i Nedim Bajramit me Empolin duket se nuk tërhoqi vëmendjen e klubeve brenda Italisë por edhe jashtë saj, me Herthën e Berlinit që mendohet se i është bashkuar garës për mesfushorin e Kombëtares.

NEDIM BAJRAMI 2

Raportimet e ditëve të fundit për një transferim të mundshëm të Bajramit te Fiorentina kanë vendosur në lëvizje mediat lokale të italianëve, me “FirenzeViola.it” që ka zbuluar se edhe Hertha Berlin i është bashkuar garës për shërbimet e 23-vjeçarit.

Media italiane ka theksuar se klubi i Bundesligës do të bëjë një tentative për Bajramin në javën e ardhshme, me Empolin që është e vendosur të mos pranojë më pak se 12 milionë për kartonin e mesfushorit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"