Jo vetëm Selmani, nga Menemenspori largohet edhe Domgjoni. Zbulohet skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 19:44

Jo vetëm Selmani, nga Menemenspori largohet edhe Domgjoni. Zbulohet skuadra e re

Pas Gentian Slemanit, edhe David Domgjoni ka vendosur të largohet nga skuadra e Ligës së Parë turke, Menemenspor.

Domgjoni

Ish-mbrojtësi i Laçit, pas paraqitjeve të shkëlqyera në këtë kampionat, bëri që në gjurmët e tij të vihen disa ekipe. Mediat turke zbulojnë së fundmi, se Domgjoni ka vendosur të kalojë te skuadra e Balëksehirspor, që gjithashtu militon në Ligën e Parë turke.

Për të marrë shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar, Balëksehirspor pagoi 250 mijë euro te Mnemenspori, që po kalon momentalisht një krizë financiare.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"